U kap me kokainë dhe euro, ja kush është vlonjati që iu vendos tritol në derën e shtëpisë

Shqipëria

U kap me kokainë dhe euro, ja kush është vlonjati që iu vendos tritol në derën e shtëpisë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustruese

Pasditen e sotme një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi në qytetin e Orikumit, ku  Artan Xhelilajt iu vendos eksploziv në derën e apartamentit në katin e pestë ku banon. 54-vjeçari është në arrest shtëpie, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Ai u kap në korrik të vitit të kaluar në zonën e Llogarasë me disa doza kokainë.

Në momentin e operacionit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e policisë i gjetën kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga aktiviteti kriminal.

Por gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie. Në momentin e shpërthimit të eksplozivit, Xheliaj ishte brenda në banesë. Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt që të mos flasë, në të kundërt mund ta pësojë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Shpresa e grupit hetimor është te dëshmia e objektivit dhe kamerat e sigurisë që mund të kenë kapur lëvizjet e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat