Shqipëria miraton marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse “Sputnik V”

Shqipëria

Shqipëria miraton marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse “Sputnik V”

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për furnizimin e Shqipërisë me vaksinën ruse “Sputnik V”.

Marrëveshja është botuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare deh ashtu si marrëveshjet e tjera të vaksinave, është cilësuar si sekret tregtar dhe nuk do të publikohet në asnjë website.

“Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës kundër Covid-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi, furnizuar për Shqipërinë nga “Human Vaccine” LLC, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.” – thuhet në vendim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat