“Na zuri në gjumë, na frikësoi jashtë mase”, Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti

Shqipëria

“Na zuri në gjumë, na frikësoi jashtë mase”, Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti

Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:25
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama  mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me fushatën e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019. Rama përmes një videomesazhi në Facebook, ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre.

“Na zuri në gjumë, na dëmtoi dhe na frikësoi jashtë mase. Unë vetë jam i paralizuar dhe nuk  kam lëviz”, ka thënë kryefamiljari.

“Plakut i thash mos lëviz se ai nuk lëviz dot dhe i thash që të vërë jastëkun në kohë. Në darkë më pas kemi ndejt në verandë jashtë. I falenderojmë për mbështetjen ne nuk jemi me asnjë parti, nuk kemi përfitime prej tyre, plaku im ka vetëm pensionin ”, ka thënë banorja.

Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat