Universiteti me më pak studentë/ Bujqësori rrezikon të mbyllë disa degë studimi

Shqipëria

Universiteti me më pak studentë/ Bujqësori rrezikon të mbyllë disa degë studimi

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:01
Fatbardh Sallaku

Për tokat bujqësore, kopshtet botanike apo zoologjike ose peshkimin rrezikohet që të mos ketë më punonjës për t’u kujdesur për to për sa kohë që numri i të rinjve që regjistrohen për të studiuar në këto programe vjen vit pas viti në rënie.

 “Faktikisht këto degët e bujqësisë , agronomisë, izoteknisë nuk janë degë të preferuara për brezin e ri pavarësisht se janë degë tradicionale dhe kryesore për ekonominë shqiptare. Ky është faktori i parë , më pas shkak tjetër është dhe emigracioni e rënia e lindshmërisë”, tha rektori Fatbardh Sallaku.

Nga rreth 124 mijë studentë që vazhdojnë programet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020-2021 , universiteti bujqësor ka më pak studentë nga të gjithë.

Edhe pse universiteti më i vjetër, sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia , pyjet veterinaria e peshkimi janë zgjedhja e vetëm 2.8% studentëve dhe që këto degë vitin tjetër rrezikojnë mbylljen. Shkaku kryesor sipas rektorit të universitetit bujqësor është dhe mesatarja e lartë që pengon maturantët të fitojnë të drejtën e studimit, e për këtë arsye Sallaku ka një propozim.

“Për programet e studimit bachelor nuk ka pse të ketë kufir hyrës për në universitetet, bëhet fjalë për degë me interes kombëtar. Të gjithë gjimnazistët që kanë dëshirë të ndjekin degët e bujqësisë pavarësisht mesatares që kanë duhet të organizohet me konkurs “, tha ai.

Vlerësimi i të rinjve ndaj këtyre degëve si punë të rëndomta vjen sipas ekspertëve edhe si rrjedhojë e politikave të gabuara arsimore e bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat