Tabaku: Njerëzit janë të lodhur nga kryeministri që nuk punon

Shqipëria

Tabaku: Njerëzit janë të lodhur nga kryeministri që nuk punon

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:33
Jorida Tabaku

Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku mendon se ndryshimin që kërkojnë shqiptarët nuk mund ta sjellë më kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimeve elektorale, ajo deklaroi qytetarët janë të lodhur me të dhe se për këtë arsye, më 25 prill do të votojnë për PD.

“Shqipëria ka nevojë për shpresë, ka nevojë për ndryshim dhe këtë nuk mund ta sjellë dikush që ka 8 vjet që nuk bën një hap përpara.

Njerëzit janë të lodhur nga një kryeministër që nuk punon dhe që u hakërrehet shqiptarëve. Shqipëria do të ndryshojë kur të votojë PD! Voto 9! Shqipëria Fiton kur ndryshimi të ndodhë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat