E paprecedent/Erion Veliaj mohon hetimin e Antimafias italiane për pastrimin e parave, sulmon televizionet

Shqipëria

E paprecedent/Erion Veliaj mohon hetimin e Antimafias italiane për pastrimin e parave, sulmon televizionet

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:53
Erion Veliaj

Dhuna dhe shantazhi publik janë gjuha e vetme që kryebashkiaku Erion Veliaj ka për cilindo që tregon realitetin në të cilën ndodhet Tirana. Madje ai mohon edhe hetimin e Antimafias italiane dhe raportet e ndërkombëtarëve që e lidh emrin e tij me mafian e Ndraghetas, duke akuzuar se është media e cila po abuzon me këtë histori.

“E kthen median në një qen gjahu për kryetarin e Bashkisë”.

Erjon Veliaj gjithkënd që i kërkon transparencë për mënyrën se si po e qeverisë kryeqytetin tashmë nuk e kursen as dhunën fizike dhe as shantazhin publik.

Tashmë me akt të paprecedent funksionari publik dhe politik guxon e etiketon qen të tërbuar gazetarët të cilët nuk kanë asgjë personale me të, por në mënyrë profesionale publikojnë fakte të patjetërsueshme mbi abuzimet e tij në krye të Tiranës.

Në vend që të japë llogari se ku shkojnë paratë e tatim paguesve apo të japë përgjigje mbi lejet e ndërtimit dhe shkatërrimit të identitetit të kryeqytetit,

Kryebashkiaku ofendon dhe shantazhon publikisht gazetarët, të cilët çdo ditë kërkojnë të bëjnë detyrën konform kodit etik, ku armë të vetme përballë arrogancës dhe dhunës fizike të badigardëve të Veliajt, kanë mikrofonin dhe zërin e shqetësimit të qytetarëve.

Sa i përket ndërtimeve pa kriter në Tiranë dhe mundësisë së pastrimit të parave të pista përmes tyre, ai përgjigjet.

Gazetarja: Me ndërtimet po hidhen para që nuk e justifikojnë tregun.

Veliaj: Mua më rezulton e kundërta.

Por Erion Veliaj manipulon faktet duke sulmuar sërisht mediat, por harron se raportin e ka publikuar Antimafia italiane dhe është emri i tij në përgjimet e anëtarëve të Ndraghetës.

Antonio Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e bashkisë së Tiranës?

Antonio Gallo: Po ka shkuar.

Alarmin për pastrimin e parave Antimafia e ka dhënë edhe më herët. Në raportin prej 888 faqesh në vitin 2019 thuhet se grupet kriminale të drogës po pastrojnë paratë në Shqipëri e kryesisht në ndërtim.

Po ashtu dhe raporti “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” i financuar nga projekti gjerman “GIZ” dhe Ministria e Jashtme norvegjeze, shprehet ndër të tjera se rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet nuk i justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3-vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Në Tiranë u lëshuan 65 përqind e të gjitha lejeve të ndërtimit për ambiente banimi, me një shumë totale prej 400 milione eurosh.

Pyetja që Televizioni ka cili është funksionari që ka dhënë këto leje, dhe përse nuk ka asnjë reagim zyrtar ndaj tyre, por sa herë ngrihet pyetja shmanget përgjigja dhe shantazhohet media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat