19 -20 prill 2021: Shira me rrebesh, rënie temperaturash dhe borë në Alpe

Shqipëria

19 -20 prill 2021: Shira me rrebesh, rënie temperaturash dhe borë në Alpe

Më: 19 prill 2021 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi qëndra me presion të ulët atmosferik në detin Adriatik e cila po mban mot me reshje shiu në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 19 prill 2021

Moti do të jetë vijojë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe përqëndruara në zonën Veri-Perëndimore`. Në Alpe do të ketë reshje bore.  Era do të jetë me drejtim  Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. 

Temperaturat:

Zona malore       4/11°C

Zona e ulët          6/16°C

Zona bregdetare  9/15 °C

Kosova, e hënë,  19 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 10 gradë Celcius.

E martë, 20 prill 2021

Moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe  në zonën Veri-Perëndimore`.  Era do të jetë me drejtim  Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie . 

Temperaturat:

Zona malore       2/10°C

Zona e ulët          6/15°C

Zona bregdetare  8/15 °C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat