Hila: Nëse Rama humbet Tiranën nuk do ia falë Veliajt, i mbyllet karriera në PS

Shqipëria

Hila: Nëse Rama humbet Tiranën nuk do ia falë Veliajt, i mbyllet karriera në PS

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:44
Dritan Hila

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Dritan Hila u shpreh se nëse Veliaj del keq, jashtë stekës ku e ka vënë Rama, do të jetë një lajm i keq për karrierën e tij politike.

Sipas Hilës, nëse pushtetin e humb për shkak të Veliajt, kjo ka për të qenë kosto dhe nuk ka për t’ia falur Rama.

Hila: Nëse Veliaj del keq, jashtë stekës ku e ka vënë Rama, do të jetë një lajm i keq për karrierën e tij politike. Ai e projekton veten si pasardhës i Ramës. Nëse Rama humbet Tiranën, është një ogur i keq për gjithë vendin dhe Rama nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Rama ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet dhe kjo i hap rrugë Veliajt. Nëse pushtetin e humb për shkak të Veliaj, kjo ka për të qenë kosto dhe nuk ka për t’ia falur atij Rama, sidomos lidhur me rrugën që do të bëjë Veliaj në PS. Humbja e Tiranës ia mbyll rrugën Veliajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat