Numërohen 966 nga 5199 kuti, PS 50.11%, PD-AN 38.20%, LSI 7.06% dhe PSD 1.91%

Shqipëria

Numërohen 966 nga 5199 kuti, PS 50.11%, PD-AN 38.20%, LSI 7.06% dhe PSD 1.91%

Më: 26 prill 2021 Në ora: 07:15
Ilustrim

Deri në orën 06:20 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 966 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 136861vota ose 50.11 %, konvertuar në 57 mandate.

PD-AN ka marrë 104323 vota ose 38.20 %, konvertuar në 42 mandate.

LSI në rang vendi ka marrë 19289 vota ose 7.06 %, konvertuar në 7 mandate deputetësh.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 5227 ose 1.91 %, konvertuar në 2 mandate.

Numërimi në orën e para të mëngjesit ka nisur të ngadalësohet edhe nga lodhja e numëruesve, por pritet që të përshpejtohet gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat