Xhaçka me ministren austriake Edstadler: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet

Shqipëria

Xhaçka me ministren austriake Edstadler: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:45
Pamje nga takimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka priti sot në një takim ministren federale për BE-në dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edstadler.

Gjatë këtij takimi ministrja Xhaçka si dhe ministrja austriake u shprehën se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet.

“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara. Kemi plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveriatre. Tani është radha e BE-së për të vlerësuar arritjet tona konkrete, duke nisur bisedimet e anëtarësimit”, u shpreh Xhaçka.

Sipas saj, rigjallërimi i perspektivës së integrimit evropian të rajonit është instrumenti më efikas për forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Austrisë pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.

“Austria shpërndau në vendet e Ballkanit Perëndimor 651 mijë vaksina”, tha ajo.

Duke folur për certifikatën e vaksinimit, një çështje kjo që po diskutohet në BE, Xhaçka tha se po ndjekim diskutimet për lehtësimin e kufizimeve, raporton ATSh.

Sipas saj, është emergjente nevoja për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të rajonit.

Ministrja tha se janë 60 kompani austriake që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë, por, u shpreh ajo, potencialet janë për të rritur me tej këtë bashkëpunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat