12, 766 bebe të lindura në 4 muajt e parë të vitit, kanë marrë bonusin financiar

Shqipëria

12, 766 bebe të lindura në 4 muajt e parë të vitit, kanë marrë bonusin financiar

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:15
Foto e publikuar ne Facebook

12, 766 fëmijë kanë lindur në katër muajt e parë të vitit kanë përfituar bonusin financiar të qeverisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se me këtë program të financuar nga qeveria, familjet po mbështeten me 40, 000 lekë për fëmijën e parë, 80, 000 për fëmijën e dytë dhe 120, 000 lekë për fëmijën e tretë.

Manastirliu bën me dije se shpërblimi është dhënë pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit.

Statusi:

Mirë mëngjes

12 766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar #bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur.

Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat