Hetimi për privatizimin e Kompleksit Partizani, Kraja: SPAK po heton çështjen

Shqipëria

Hetimi për privatizimin e Kompleksit Partizani, Kraja: SPAK po heton çështjen

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:38
Arben Kraja

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja deklaroi se çështja e privatizimit të kompleksit Partizani është në hetim.

“Çështja  e kompleksit Partizani është një çështje në hetim dhe nuk mund të themi më tepër. Nuk ka ndonjë emër konkret po hetohet rreth faktit se si ka ndodhur”, u shpreh Kraja.

SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për të hetuar këtë kallëzim i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.

Në dhjetor të 2020 u regjistrua kallëzimi penal nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për këtë privatizim të bujshëm dhe që pasur tyre qëndrojnë familjarët e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë”, u shpreh Balla në një postin në rrjetet sociale.

Ballai kërkoi asaj kohe që Operacioni Forca e Ligjit (OFL-ja) të sekuestrojë pronat dhe pasurinë e Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi e akuzon se ka grabitur ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë. Sipas tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë.

"Në vitin 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh. Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra. E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rrjesht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

 Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues. Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvilliore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës me firmën e Lulezim Bashës më 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi. Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, Jamarbër Malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro. Kaq e thjeshtë ishte që nga një grabitje e kompleksit “Partizani”, sot berishët me dhëndurë e kompani janë super-milionerë në mënyrë të paligjshme", ka thënë më herët Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat