Dita e Infermierëve, Presidenti: Sot u jemi mirënjohës për kujdesin e dëshmuar

Shqipëria

Dita e Infermierëve, Presidenti: Sot u jemi mirënjohës për kujdesin e dëshmuar

Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:43
Ilir Meta

12 maji në të gjithë botën ju kushtohet infermierëve, atyre që janë në detyrë, por edhe atyre që tashmë janë në pension. Një ditë homazh edhe për ata që nuk jetojnë më, por kjo ditë është dhe një ditë reflektimi për problematikat me të cilat ata përballen në sistemin shëndetësor.

Sot, në Ditën ndërkombëtare të Infermierit, Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale, shpreh mirënjohje për punën heroike të infermierëve në vendin tonë, duke shkruar se kanë luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, madje edhe duke rrezikuar jetën e tyre.

“Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor”, shkruan më tej Meta.

Postimi i plotë:

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat