Gurra: Kujdes nga manipulimet përmes fesë, Xhamia e Namasgjasë mbahet peng pa arsye

Shqipëria

Gurra: Kujdes nga manipulimet përmes fesë, Xhamia e Namasgjasë mbahet peng pa arsye

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:19
Ylli Gurra

Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra foli për kujdes nga verbëria fetare dhe manipulimi përmes religjioni.

Gurra tha se Komuniteti Musliman Shqiptar duhet të ngrihet në nivelin e mendimtarëve dhe burrave që e bënë komunitetin.

Gurra: Kjo nevojë shpirtërore është e nevojshme sikurse frymëmarrja e çdo personi. Por nuk duhet rënë në verbëri dhe në manipulimin që bëhet përmes religjionit, sepse për fatin jo të mirë tonin tentohet të bëhet një gjë e tillë. Fakti që disa shqiptarë janë në Siri nuk mund të mohohet dhe vajtja e tyre ka qenë një manipulim i tyre, prandaj një pjesë e besimtarëve mund të biem pre e këtyre manipulimeve përmes religjionit.

Tashmë ka forma të moderuar duke manipuluar institucionet fetare dhe kombëtare, sepse ne jemi shqiptarë dhe e kemi këtë përgjegjësi. Komuniteti Mysliman Shqiptar duhet të ngrihet në nivelin e mendimtarëve dhe burrave që e bënë komunitetin. Komuniteti ka një përgjegjësi të madhe si grupi më i madh, por edhe vëllezërit tanë të krishterë dhe të feve të tjera.

Gurra shtoi se Xhaminë e Namasgjasë duhet të jetë në shërbim të shqiptarëve dhe të mos ngelet peng pa arsye, duke theksuar se ka diçka që nuk shkon me të.

Gurra: Falja në xhaminë e Namasgjasë ka 3 vite që është përfolur se do të bëhet aty. Por Komuniteti Mysliman Shqiptar duhet të jetë i shqiptarëve. Xhaminë e Namasgjasë duhet të jetë në shërbim të shqiptarëve dhe të mos ngelet peng pa arsye. Këtu ka diçka që nuk shkon. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duhet të jetë i qartë në qëllimin e tij, në mënyrë që kjo gjë të mos përdoret nga Lindja, qofshin në Bosfor apo në Gjirin Arabik. Jo pa qëllim e përmendëm rastin e Sirisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat