Analisti i njohur paralajmëron Bashën, tregon se çfarë e pret nëse pranon kërkesën për bashkëqeverisje të Ramës

Shqipëria

Analisti i njohur paralajmëron Bashën, tregon se çfarë e pret nëse pranon kërkesën për bashkëqeverisje të Ramës

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:58
Edi Rama, Lulzim Basha

Analisti Blendi Kajsiu foli për “bashkëqeverisjen” të cilën është kërkuar nga Rama drejt kryedemokratit Basha.

Sipas tij, nuk është bashkëqeverisje por bashkëpunim. Kajsiu shtoi se Shqipëria ka nevojë për opozitë, ndërsa shtoi se fitorja ishte e qartë pa qenë e nevojshme bashkëqeverisja.

"Dora e shtrirë e Ramës duhet marrë seriozisht. Sepse çdo lëvizje këtu analizohet si strategji dhe mbetet shpesh në nivelin e aktorit politik, personalizohet dhe nuk bëhet një analizë sociale. Problemi I këtij bashkëpunim është që vetë opozita nuk është e qartë. Rama e bën atë për të ulur tensionin, ai e kupton shumë mirë, sepse është lideri i popullit socialist. Këtu ndarja është demokrat-socialist, më shumë se rajonale, fetare. Jemi në pasojat e një krize. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë, që këta vërtet humbën, që nuk janë shumicë qeverisëse por ky popull që mbetet shqiptar bllokon.

Bashkëpunimi nuk do jetë duke bashkëqeverisur, sepse ajo e përkeqëson situatën, Shqipëria ka nevojë për opozitë. Futja e PD-PS në bashkëqeverisje nuk është e nevojshme sepse ajo bëhet kur elektorati jep këtë mesazh por ky nuk ishte mesazhi që dha elektorati. Mesazhi ishte i qartë pavarësisht çfarë thotë opozita tani. Fitorja është e qartë, nuk ka nevojë të bashkëqeverisë. Por duhet të plotësojë kushtet, ankesat që ata kanë, te zgjedhja e presidentit, të marrë parasysh sugjerimin për të sfumuar konflikt. Rama tha jam pa limit, por nuk tha që do të bashkëqeverisim. Nëse opozita nuk e propozon, pse duhet të propozojë mazhoranca bashkëqeverisje? Kryeministri nuk ka bashkëqeverisje, ai tha bashkëpunim", tha Kajsiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat