Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë sot në Shqipëri edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer, ja ku do të përdoren

Shqipëria

Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë sot në Shqipëri edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer, ja ku do të përdoren

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:06
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar këtë të hënë procesin e vaksinimit në Qendrën e re Shëndetësore në Synej të Kavajës.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tregoi se kjo qendër është pjesë e 300 qendrave shëndetësore që janë rehabilituar deri më tani në të gjithë territorin e vendit.

Ajo theksoi se procesi i rehabilitimit do të vijojë, derisa edhe në qendrat shëndetësore në zonat e thella, të kemi kushte të standardeve moderne. Sakaq, ministrja njoftoi se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

“Kjo qendër është qendër model, ashtu sikurse janë 300 qendrat shëndetësore të ndërtuara deri më tani. Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore.

Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri më tani. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira, presim doza të vaksinës Pfizer.

Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat