Vasili: Hapja e kutive të Beratit i nxjerr bojën masakrës zgjedhore të 25 prillit

Shqipëria

Vasili: Hapja e kutive të Beratit i nxjerr bojën masakrës zgjedhore të 25 prillit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:22
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një dokument, duke u shprehur se hapja e kutive të Beratit, i nxori bojën masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Sipas Vasilit, KQZ fut duart në kutitë e materialeve zgjedhore.

Ai shprehet se masakrën zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

"Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit!

Dhjetra raste te votimit te shumefishte!

19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat