Duma: Situata e reformës në drejtësi e ka mbajtur peng gjithë vendin, jo vetëm opozitën

Shqipëria

Duma: Situata e reformës në drejtësi e ka mbajtur peng gjithë vendin, jo vetëm opozitën

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:13
Grida Duma

Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se që një nga detyrat e PD-së është që të ndërtojë me kontributin e vet institucionet e drejtësisë.

Duma: Unë nuk gjykoj dot popullin se gjykimi i tij është i drejtë. Pa diskutim që një nga detyrat e PD-së është që të ndërtojë me kontributin e vet institucionet e drejtësisë.

Sepse në mungesë të kësaj drejtësie ne jemi futur në një vend ku roja duhet të bëjë rolin e drejtësisë dhe kushtetutës.

Ne ishim në parlament si asgjë. Situata e reformës në drejtësi e ka mbajtur peng gjithë vendin, jo vetëm opozitën. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese do të mbërrinim në këtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat