Punonin në çati, era e fortë i hedh në tokë, plagosen rëndë dy punëtorë në Sarandë

Shqipëria

Punonin në çati, era e fortë i hedh në tokë, plagosen rëndë dy punëtorë në Sarandë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Sarandë në një ngjarje aksidentale. Mësohet se dy punëtorë po punonin në një çati në fshatin Shelegar ndërsa era e fortë ka shtyre llamarinën ku po punonin dhe i ka hedhur në tokë të dy.

Dy punëtorët Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç menjëherë u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë. Njeri prej tyre, Sokol Cukari i është nënshtruar operacionit në këmbë ndërkohë që 35-vjeçari Metali, për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak

Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat