Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana, Emiratet e Bashkuara Arabe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Shqipëria

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana, Emiratet e Bashkuara Arabe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 12 qershor 2021 Në ora: 15:13
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u zgjodhën nga sesioni i 75-të i Asamblesë së Përgjithshme të Premten për të shërbyer si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB për mandatin 2022-2023.

Të pesë vendet e reja për mandatin 2 vjeçar u zgjodhën pa konkurent për një vend në trupin me 15 anëtarë, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Atyre do të ti bashkohen edhe India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia, pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme.

Sipas vlerësimit përfundimtar, Gana mori 185 vota, Gaboni 183, Brazili 181, Emiratet e Bashkuara Arabe 179, dhe Shqipëria 175 vota.

Republika Demokratike e Kongos (DRC) grumbulloi tre vota ndërsa Peru dhe Irani mblodhën secili nga një, duke humbur çdo shpresë.

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo shënoi herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit trupi më autoritativ i KB merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.

Këshilli i Sigurimit është një organ prej 15 anëtarësh, pesë prej të cilëve janë të përhershëm dhe kanë të drejtën e vetos: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina.

Para ofertës së saj të suksesshme, Emiratet e Bashkuara Arabe lëshuan një deklaratë duke premtuar të ishin "një partner konstruktiv" në adresimin e disa prej "sfidave kritike të kohës sonë", përfshirë promovimin e barazisë gjinore, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe "shfrytëzimin e potencialit të inovacionit për paqen”.

Kandidatët garuan kryesisht pa konkurent brenda rajoneve të tyre, përveç Gabonit dhe Ganës, të cilët u sfiduan nga DRC për dy vendet në dispozicion në Grupin Afrikan.

Pesë anëtarët e rinj të zgjedhur këtë vit do të fillojnë mandatet e tyre në 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri më 31 dhjetor 2023.

Ndërsa Shqipëria është shteti i vetëm që nuk ka shërbyer kurrë më parë, Brazili është ulur në Këshillin e Sigurimit dhjetë herë, Gaboni dhe Gana tre herë secili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe një herë.

Rruga për në Këshillin e Sigurmit

Para se të aplikonin, secili vend duhet të merrëte votat e dy të tretave të Shteteve Anëtare të pranishme dhe që votojnë në Asamblenë e Përgjithshme, për të siguruar një vend në Këshillin e Sigurimit.

E thënë, ndryshe kjo përkthehet në një minimum prej 129 votash, për të fituar një vend nëse të gjithë 193 Shtetet Anëtare të KB janë të pranishëm dhe votojnë.

Edhe nëse kandidatët të ishin miratuar nga grupi i tyre rajonal dhe garonin pa konkurrent, kërkohej gjithësesi votimi zyrtar.

Megjithëse, nga eksperienca e votimeve në Asamblenë e Përgjithshme nuk kishte aspak gjasa, që në raundin e parë një Shtet Anëtare që kandidon, shtetet e pakontestueshëme mund të mos mbledhën votat e nevojshme në Asamble dhe të përballet me një sfidues të ri në raundet pasuese.

Historikisht, të rralla janë ato raste kur ka pasur disa shtete në të cilat kan kaluar me raundet e zgjatura të votimit, dhe të ishin të nevojshme për të mbushur një vend të kontestuar.

Situata të tilla zakonisht zgjidhen kur njëri nga pretendentët tërhiqet, ose zgjidhet një kandidat për të bërë kompromis.

Përjashtimisht, vendet që garojnë për një vend kanë vendosur të ndajnë afatin midis tyre nuk ka pasur  që nga viti 1966, dhe, kjo ndodhi vetëm një herë, në vitin 2016, kur Italia dhe Hollanda ranë dakord të ndanin mandatin 2017-2018.

Që nga viti 2010, 78 përqind e garave për vendet e Këshillit të Sigurimit kanë qenë të pakontestueshme.

Ministri i Jashtëm - Abdulla Shahid nga Maldivet, u zgjodh Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme - President i sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme duke u zgjidhur President i Asamblesë së Përgjithshme të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat