Zgjedhjet në PD, voton Edith Harxhi: Beteja ime fillon sot, votojmë reformimin e Partisë Demokratike

Shqipëria

Zgjedhjet në PD, voton Edith Harxhi: Beteja ime fillon sot, votojmë reformimin e Partisë Demokratike

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:37
Edith Harxhi

Kandidatja në garë për drejtimin e PD-së Edith Harxhi, është shprehur se dita e sotme është një ditë e rëndësishme, dhe se fitorja do të jetë për ringritjen e PD-së.

Harxhi ka votuar në njësinë numër 5 dhe sipas saj procesi ka pasur parregullsi të mëdha pasi gjysma e anëtarëve të PD-së nuk i gjejnë emrat në lista.

Gjithashtu ajo i bëri thirrje demokratëve që të vendosin ditën e sotme me votë.

“PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë”, ka thënë Harxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat