Ishte në kërkim për transport emigrantësh, arrestohet 28-vjeçari nga Bulqiza

Shqipëria

Ishte në kërkim për transport emigrantësh, arrestohet 28-vjeçari nga Bulqiza

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë dhe DVP Korçe, për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Postën e Policisë Shupenzë dhe DVP Tiranë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor Fitim Grana, 28 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Grana në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar më parë nga Policia, me datë 20.06.2021, në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shtetasi F. G., ishte i shpallur në kërkim policor edhe nga DVP Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat