Të pathënat e takimit të Edi Ramës me Dritan Abazoviçin

Shqipëria

Të pathënat e takimit të Edi Ramës me Dritan Abazoviçin

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:33
Takimi Rama dhe Abazoviq

Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka kohë që përgatitej.

Burime të ‘Pamfleti’-t  ka një muaj që kanë treguar për diskutimet mes palëve, e që konkluduan me një takim në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare.

Logjikisht, si takim nuk ka përse të shkaktojë dyshime e diskutime, pasi është një bisedë e dy qeveritarëve të dy vendeve që kanë marrëdhënie krejt të mira, madje shumë të mira mes tyre. Por realisht kemi të bëjmë me një zhvillim politik të rëndësishëm, që e ka ushqyer vetë Edi Rama në të shkuarën, i cili ka preferuar vetëm një grupim politik të partive të vjetra shqiptare në Mal të Zi.

Gjithsesi, duhet thënë se, takimi mes Ramës dhe Dritan Abazoviçit, nuk se shkon kundër partive të Ulqinit apo të Malësisë, që kanë pasur monopolin politik deri më sot, është një zhvillim më i rëndësishëm se kaq.

Rama, realisht ka tentuar me mjaft faktorë që të kontaktojë me Dritanin, i cili është sot njeriu më i pushtetshëm në Mal të Zi, që mban qeverinë e vendit fqinj, në duart e ‘arta’ të katër deputetëve të tij.

Në fakt Edi Rama, duhet ta kishte takuar me kohë Dritanin, por edhe Dritani, do të duhej me kohë të kishte dhënë sinjale më të qarta ndaj Tiranës. Megjithatë, nëse shprehja ‘më mirë vonë se kurrë’ ka një kupim, në takimin e sotëm ajo është shumë e fuqishme.

Dritan Abazoviç që është numri dy i qeverisë së Malit të Zi, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, në ditët më të vështira të koalicionit qeveritar në Mal të Zi. Një koalicion laraman, ku natyrisht formacionet proserbe përbëjnë shumicën. Por kjo shumicë nuk është absolute në Parlament. Dhe ditët e fundit kemi parë takime dhe pelegrinazhe të Knjezeviçit, Mandiçit, apo edhe figurave të tjera në Beograd.

Dritan Abazoviç, një ulqinak ‘den baba den’, ka zgjedhur Tiranën.

Abazoviç i ka dhënë një sinjal shumë të fuqishëm Beogradit, por edhe Podgoricës, duke zgjedhur në radhë të parë SHBA e BE-në e natyrisht gjënë më natyrale që e bashkon, kryeqytetin e Shqipërisë.

Politikisht sy sinjal është i rëndësishëm jo për Edi Ramën, sa aq për Dritanin, i cili ka një plan shumë të rëndësishëm për Ulqinin. Zona më e madhe dhe më e rëndësishme bregdetare e Malit të Zi që është lënë në ‘Margjina’ nga Podgorica për 30 vjet.

Dritan Abazoviç ka bërë të ditur se do ta kthejë Ulqinin në një brand të madh europian, ku çdo gjë do të jetë në duart e shqiptarëve, pra pronarëve të vërtetë e jo Podgoricës. Pas vendimit për të kthyer pronat e një perle të bregdetit të Ulqinit, Valdanosin mijëravjeçar që është cilësuar si Korfuzi i dytë për shkak se ka furnizuar Romën mijëra vjet më parë me vaj ulliri, ai ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, për të kërkuar një aleancë në këtë projekt. Që integrohet padyshim me vijën bregdetare si të Velipojës, ashtu edhe me korridorin blu. Që është një projekt i Angela Merkel, e cila është njeriu që ka realizuar realisht takimin mes Ramën e Abazoviçit, që edhe pse ka pasur probleme e hendeqe, në fund u bë realitet.

E pas këtij takimi, mësohet se qarqe të rëndësishme të Podgoricës, sidomos ato të Gjukanoviçit kanë humbur ekuilibrin.

Mediat pranë presidentit malazez, flasin për një lojë të “Shqipërisë së Madhe”.

Kurse gazeta më e madhe e Malit të Zi, ‘Vijesti’, thekson se Abazoviç i ka kërkuar Ramës të ndihmojë që Ulqini të bëhet një destinacion i madh turistik.

Sipas ‘Vijestit’, Abazoviç, ka  theksuar nevojën për të forcuar marrëdhëniet ekonomike, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe vlerësimin e potencialeve të shumta, e cila përfaqëson një hapësirë ​​të konsiderueshme për përmirësimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Ndërkaq, kryeministri Rama, ka deklaruar se shqiptarët e Malit të Zi nuk duhet të bëjnë një hap prapa në angazhimin për një Mal të Zi anëtar i NATO-s.

Por ka edhe më, ‘Vijesti’ ka folur për një marrëveshje mes Ramës dhe Abazoviçit për të ndërtuar një urë mbi lumin Buna, pikërisht në derdhjen e saj në Velipojë për të ndërtuar autostradën blu.

Ndërkohë që është folur edhe për hapjen e një pike të re kufitare pranë Gucisë në zonën e Malësisë, duke përdorur rrugën e Hanit të Hotit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat