“Bashkia e Tiranës na mbylli derën”, ankohet komuniteti egjiptian

Shqipëria

“Bashkia e Tiranës na mbylli derën”, ankohet komuniteti egjiptian

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Përfaqësues të komunitetit egjiptian në Tiranë fajësojnë Bashkinë për diskrimimin. Ata thonë se nuk kanë akses në punësim, janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe goditja më e rëndë u erdhi pas tërmetit, ku shumica e tyre prej 1 viti e gjysmë janë pa strehë.  Kryetari i shoqatës “Drita”, Agron Meraj, bën me dije se i ka dërguar kërkësat Bashkisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në ligj ata trajtohen si gjithë të tjerët, kane edhe status të veçantë në rast nevoje ekonomike.

Por ngjyra u është kthyer në ndëshkim. Ky është fati i komunitetit egjiptian në Tiranë.

Agron Meraj, kryetar i shoqatës “Drita”, thotë se ndër ta është rritur numri i papunësisë në 20%, ndërsa një tjetër goditje është heqja nga skema e ndihmës ekonomike e shumë familjeve.

Brazilania që jeton në Vlorë: Jam vlonjate ne zemër, nuk janë të egër

Irma Libohova e revoltuar: Më kanë gjobitur, të zgjatet orari policor

"Kemi shumë diskriminim nga shteti shqiptar dhe shoqëria. Nuk na marrin në punë vetëm prej ngjyrës. Diskriminime kemi pasur dhe nga policia e shtetit, nga bashkitë, sidomos nga bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj. Kemi bërë kërkesa dhe nuk na është përgjigjur Erion Veliaj, madje na ka vënë policinë pas. I pari diskriminues është Erion Veliaj.

I kanë dërguar bashkisë së Tiranës shkresë pas shkrese për përmbushjen e detyrimeve që ka ky institucion.

Fondet sipas zotit Meraj grabiten.

"Nuk na japin ne, vetëm i dërgojnë bashkisë. Të merret me përparësi çështja e komunitetit tonë që të jemi të barabartë."

Pa punë dhe pa ndihmë ekonomike, më rëndë e kanë jetën ata të Bregut të Lumit. Që pas tërmetit mbeten pa strehë.

Politikanët morën votat dhe ikën, thotë Meraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat