Rrezatim mes pallateve/ Antenat e "One" në Laprakë pranë shkollës, banorët kërkojnë të hiqen

Shqipëria

Rrezatim mes pallateve/ Antenat e "One" në Laprakë pranë shkollës, banorët kërkojnë të hiqen

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:13
Ilustrim

Kompania “One” e cila me ndërhyrjen e personazheve të afërta me politikën po përpiqet të kalojë në rrjetin e saj numrat celularë të 12 mijë policëve, po shkel rregullat dhe po rrezikon jetën e qytetarëve me praninë e antenave të saj transmetuese në mes të zonave të banuara në Tiranë.

Presupozohet që antenat e kompanive telefonike të vendosen larg qendrave urbane për shkak të frikës nga rrezatimet. E megjithatë antenat e kompanisë "One" janë të vendosura në zonën e Laprakës duke u kthyer në një rrezik evident për banorët e zones.

Prania e antenave të tilla paraqet rrezikshmëri të lartë ndërsa banorët thonë se kjo situatë është kthyer në shqetësim të përditshëm.

Situata duket se bëhet edhe më shqetësuese pasi antenat e kompanisë ONE gjenden fare pranjë këtij gjimnzazi publik duke vënë në pikëpyetje edhe shëndetin e fëmijëve.

Banorët thonë se jetojnë me frikën e rrezatimit çdo ditë.

“Janë të rrezikshme, por gjithmonë i forti e bën ligjin”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat