​22 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria

​22 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 4078 testime të kryera, janë konfirmuar 22 raste të reja, ndërsa janë edhe 14 persona të shëruar.

Rastet e reja janë regjistruar: 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Delta është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancës fizike, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, qytetarët duhet të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ndryshe, Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.875 raste pozitive, prej tyre 130.139 janë shëruar, 280 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat