​Shqiptarët po konsumojnë më pak, INSTAT konfirmon rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës

Shqipëria

​Shqiptarët po konsumojnë më pak, INSTAT konfirmon rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Shqiptarët po konsumojnë më pak, INSTAT konfirmon rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës

Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur me rritje. Duke filluar nga bulmeti ku prodhuesit janë shprehur se arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë deri tek zarzavatet që justifikohen me prodhimin e pakët.

Bar-restorantet gjithashtu kanë filluar rritjen e çmimeve për të përballuar humbjet e shkaktuara nga COVID.

Të gjitha këto po bëjnë që njerëzit të konsumojnë më pak. Këtë na e konfirmojnë edhe tregtarët.

Profesori i ekonomisë, Klodian Muço shprehet se njerëzit pa rritjen e pagave mund të vazhdojnë tendencën drejt varfërisë.

Konsumi i ulët i qytetarëve është konfirmuar edhe nga INSTAT, që raportoi se në qershor inflacioni ishte më i ulët se në maj./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat