Vatër zjarri në Radhimë, rrezikohen hotelet dhe bizneset

Shqipëria

Vatër zjarri në Radhimë, rrezikohen hotelet dhe bizneset

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:15
Radhimë

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Radhimës.

Banesat dhe hotelet pranë vatrës së zjarrit rrezikojnë që të preken nga flakët. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.

Në këto ditë kur temperaturat kanë qenë tepër të larta, janë shënuar vatra zjarri në zona të ndryshme.  Një natë më parë u raportuar se zjarri me përmasa të mëdha përfshiu gadishullin e Karaburunit.

Flakët po përhapeshin me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum. Terreni ishte shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendngjarje ndërkohë që punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës u nisën për të parë nga afër situatën, dhe njoftuan zjarrfikësit.

Situata ishte problematike pasi flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era mund t’i afroheshin Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat