Osmani bën parashikimin, tregon si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit

Shqipëria

Osmani bën parashikimin, tregon si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:57
Akil Osmani

Muaji gusht do të shoqërohet kryesisht nga temperaturat e larta.

Kështu bëri të ditur Akil Osmani, meteorologu i Metoalb, i cili pohoi se gjate ditës së sotme vendi mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta.

Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat më të larta të tij në qarkun e Beratit, 41 gradë celsius.

Osmani tha se ditën e nesërme pritet që të ketë një rënie prej 2-3 gradësh, ndërkohë që i gjithë gushti do të ketë vlera të larta temperaturash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat