​Situata me zjarret në Shqipëri, vjen reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Shqipëria

​Situata me zjarret në Shqipëri, vjen reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:11
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në pesë vatra zjarri, ku më kritiket mbeten ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

“Ndërkohë, gjatë ditës së diel në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra.

Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.

Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat