Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë e Sarandë, arrestohen tre autorët e dyshuar: Dogjën shkurre dhe bimësi të egër

Shqipëria

Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë e Sarandë, arrestohen tre autorët e dyshuar: Dogjën shkurre dhe bimësi të egër

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia sepse dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në disa fshatra të Vlorës e Sarandës.

Njëri prej tyre është identifikuar me inicialet S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat pasi dyshohet se në datën 27.07.2021,  ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Ndërsa një tjetër i identifikuar me inicialet I. S., 45 vjeç, banues në Përmet, dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si  autori i zjarrvënies  në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat