Mediat helene: Zjarret në Shqipëri po kalojnë në territorin grek

Shqipëria

Mediat helene: Zjarret në Shqipëri po kalojnë në territorin grek

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 16:46
Shqipëri

Situata e zjarreve në shqipëri ka alarmuar edhe mediat greke. FGazeta Protothema shkruan se zjarret nga Shqipëria po vijnë në shtetin grek. 

Protothema shkruan se zjarri, në zonën e Shqipërisë hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, dje pasdite.

Zjarri po digjet në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin, shkruan gazeta greke. 

Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës, janë vendosur në pikat kryesore.

Në të njëjtën kohë, makinat dhe buldozerët janë zhvendosur nga Mbrojtja Civile, ndërsa është kërkuar ndihma e mjeteve ajrore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat