Policia rrugore shton vigjilencën në fundjavë, ja ç’ndodhi në 48 orët e fundit në bajpasin e Fierit

Shqipëria

Policia rrugore shton vigjilencën në fundjavë, ja ç’ndodhi në 48 orët e fundit në bajpasin e Fierit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:42
Foto

Policia Rrugore e Fierit, nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve me radarë, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h.

Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l,  13 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Mos fluturoni ? në rrugë ?️për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin ?dhe policin rrugor?♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!?

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me ????.

#❌Shpejtësisë???️ ❌Alkoolit?Në?

#Radari ?Drageri?DhePolici??TëShpëtojnëJetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat