Mjekja Kuli tregon gjendjen në Spitalin Pediatrik

Shqipëria

Mjekja Kuli tregon gjendjen në Spitalin Pediatrik

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:09
Gjeorgjina Kuli

Shefja e shërbimit infektiv pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Gjeorgjina Kuli, është shprehur se varianti ‘Delta’ po rrit numrin e të infektuarve dhe të shtruarve në spital dhe tek fëmijët.

Ajo tha se aktualisht janë 7 fëmijë të shtruar në gjendje të mesme dhe një numër më të madh të rasteve të infektuar por me shenja më të lehta.

Sipas mjekes të infektuarit e vegjël po paraqesin shenja të ngjashme me ato të virozës së verës.

“Momentalisht kemi 7 të shtruar, që janë në gjendje të mesme, kemi numër më të madh të rasteve të infektuar dhe në spital, por me shenja më të lehta, që kërkojnë një kohë qëndrimi më të pakët në spital. Prekja e mushkërive është e lehtë, nuk kanë shenja, jo forma të rënda si me variantet e para.

Mund të japë temperaturë, diarre dhe të vjella” tha ajo. Sa i përket vaksinimit të fëmijëve anëtarja e Komitetit të Imunizimit  tregon se vijon të jetë në shqyrtim. “Asnjë vend nuk e ka vendosur në protokoll. Në bazë të situatës, të rreziqeve që mund të krijohen, ne jemi të përgatitur edhe për skenarin e vaksinimit të moshave poshtë 16-vjeç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat