Vendimi për Berishën, a do t’i bindet Basha kërkesës së ambasadores Kim?

Shqipëria

Vendimi për Berishën, a do t’i bindet Basha kërkesës së ambasadores Kim?

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:00
Lulzim Basha

Koha po mbaron. Lulzim Bashës i duhet të vendos nëse do t’i bindet kërkesës së ambasadores Yuri Kim për të larguar nga politika Sali Berishën, apo do t’i përmbahet zotimit të tij të shkruar në librin “Misioni” se kurrë nuk do ta vras “babain politik.

Edhe pse me një lidership të ri, “selia blu” prej ditësh është e gjitha në heshtje. Çështja e pazgjidhur mes demokratëve lidhet me vendimin që ata do të marrin për liderin e tyre historik, Sali Berisha, i cili nga 19 maji i këtij viti është shpallur “non grada” nga Shtetet e Bashkuara. Muajt e fundit Lulzim Basha është vendosur nën përgjegjësinë për të vendosur fatin politik të Berishës brenda “selisë blu”.

Në vendimin më të rëndësishëm politik brenda forumeve të PD, Lulzim Basha nuk e ka pasur të lehtë edhe me vetë Sali Berishën, i cili e ka bërë të qartë pozicionin e tij.

Deklaratat mediatike të disa funksionarëve të rinj në PD, janë interpretuar si një kampionim që vetë selia blu po bën për çështjen “Berisha”, teksa vetë Lulzim Basha ka zgjedhur të marrë një vendim “in-extremis”. Megjithatë, dy muaj përpara zgjedhjeve Lulzim Basha në librin “Misioni” e bëri të qartë pozicionin e tij me Sali Berishën.

“Kam patur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo në formimin tim dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të “vrasim babain”.

Përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lulzim Basha është përpara zgjedhjes për t’i qëndruar asaj që ka shkruar në ‘Misionin’ e tij ose për t’i treguar derën atij që e mirëpriti në parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat