Presidenti Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof. Dr. Luan Përzhita

Shqipëria

Presidenti Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof. Dr. Luan Përzhita

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:19
Foto nga takimi

Me anë të një ceremonie të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit, në prani të Ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike, Presidenti Ilir Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Presidenti Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Për Kreun e Shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat