Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje të lehtë temperaturash

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje të lehtë temperaturash

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 24°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 28°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat