A ka folur me Bashën pas ndarjes? Tregon Berisha

Shqipëria

A ka folur me Bashën pas ndarjes? Tregon Berisha

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:04
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me Lulzim Bashën që pas ditës që ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar.

“Jo, asnjë komunikim. Nuk ka tentuar, nuk kam tentuar” tha ai.

Lideri i PD-së tha pak ditë më parë se është gati të takojë Berishën, por a do ta mirëpriste ish-kryeministri? “Për cfarë do të takohemi?

E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simpatizantët e PD-së, jam i hapur. E ftoj të vijë, ku të dojë si të dojë. Cilido. Sali Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në” tha ai te Syritv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat