Thirrja që përhapi panik në Golem: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë

Shqipëria

Thirrja që përhapi panik në Golem: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një 18 vjeçar është kapur në flagrancë duke bërë thirrje që përhapën panik tek banorët dhe pushuesit në Golem.

Policia sqaron se kanë nisur hetimet për 18-vjeçarin me iniciale G.A., i cili në Golem me një autoparlant ka bërë thirrje që të gjithë të dilnin jashtë se do të binte tërmet.

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të ketë thënë disa herë i riu me autoparlant duke ngjallur panik tek banorët.

Për të riun materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat