Gazetari i njohur shqiptar në gjendje kritike për jetën

Shqipëria

Gazetari i njohur shqiptar në gjendje kritike për jetën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:51
Kosta Grillo

Gjendja e gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo vijon të jetë kritike!

Prej kohësh Grillo ndodhet jashtë shtetit, më saktë në Turqi ku ka shkuar për kurim, por gjendja e tij shëndetësore duket se nuk ka patur përmirësim.

Rreth 1 muaj më parë, mjekët morën vendimin për ta futur në intubim Grillon, por mesa duket dhe kjo lëvizje nga ana e tyre nuk e ka ndryshuar shumë situatën.

Së fundmi, miku i tij Ervin Baku ka bërë thirrje në rrjetet sociale duke ftuar miqtë, të afërmit dhe të njohurit që të japin kontributin e tyre për të ndihmuar financiarisht familjarët pasi kostot e kurimit janë marramendëse.

“Duke ditur që fatura tani ka shkuar kacafiu, në shifra marramendëse, natyrisht e papërballueshme për familjen, ftojmë edhe njëherë të gjithë, dashamirësit, ju jeni me qindra e mijëra, sipas mundësisë suaj, të jepni një kontribut financiar në këtë llogari”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat