Vdes shtatzëna me COVID-19

Shqipëria

Vdes shtatzëna me COVID-19

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 01:20
Ilustrim

Një grua shtatzënë ka vdekur pasi u infektua me COVID-19 në Shqipëri.

Burimet thonë se ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se ishte në reanimacion prej dy ditësh.

Ajo mësohet se mbërriti në gjendje kritike për jetën në spital, e pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më parë, autoritetet njoftuan se në 24 orë, 17 persona humbën jetën si pasojë e virusit, ndërsa u shënuan 680 raste të reja.

Në spitale po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat