Rama për strehimin e afganëve: Mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë s’mund të jetë e shkurtër

Shqipëria

Rama për strehimin e afganëve: Mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë s’mund të jetë e shkurtër

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Abu Dhabi ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për të strehuar qytetarët afganë, pasi talebanët morën nën drejtim Afganistanin.

Gjatë fjalës së tij Rama solli në vëmendje atë çka kanë përjetuar shqiptarët 30 vite më parë, kur u detyruan që të iknin nga vendi për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës.

“Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale, Angazhimi i të gjithëve ne në strukturat që kemi nisur është i nevojshëm. Jo në mënyrë hegjemonie, por harmonike. Ne mbështesim fortë agjendën e OKB-së, dhe të Këshillit të Sigurimit, duke dhënë kontribute për paqen dhe të drejtat e njeriut dhe barazisë. Shqipëria vjet kryesoi OSBE, duke dhënë kontribute për paqen dhe të drejtat e njeriut. Këshilli Ministral i Tiranës ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin ndërkombëtar. Ne realizuam një ecuri mjaft të nevojshme dhe si besues të veprimit shumëpalësh, Shqipëria do të jetë për herë të parë një anëtare e OBK për periudhën 2022-2023. Ne do t’i sjellim OBK këndvështrimin e një vendi të vogël, me një grup njerëzish të njëjtë në mendim. Jemi përpjekur që të sjellim një traktat për pandeminë. Jemi të shqetësuar dhe për pasojat e infodemisë, që mund të rrisin konfliktet e dhunës. Na duhet një integrim më i madh për agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria konsideron që arritja e këtyre qëndrimeve është përgjegjësi e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE për të zhvilluar sektorin energjetik. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë që prej 2014-ës. Ne jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë, për atë diellore, të erës dhe natyrisht kjo do të përmirësojë dhe kushtet aktuale ku prodhimi është mbështetur në kushtet ujore. Do të miratojmë planin e ri për çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë.

Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet eksportuese neto e energjisë. Nuk shmang dot pa folur për rolin, si model i Emirateve të Bashkuara Arave për bashkëpunimin shumëpalësh. Ne Shqipëria kemi përkujtuar në vetë të parë solidaritetin e Emirateve pas tërmetit të nëntorit të 2019-ës. Sheh Muhabet Binzahed, ishte nga të parët mes një numri të madh udhëheqësish që shprehën solidaritetin. Falë udhëheqjes së tij një lagje e re po ndërtohet në vend. Jam krenar të them se Shqipëria ka qëndruar në mbrojtje të afganëve në rrezik, në vijim të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan dhe në frymën e solidaritetit. Fola pak më parë se qeveria shqiptare mori përsipër angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër më i madh, krahasuar me vende të pasura, kontributi i të cilave nuk u përputh. Shumë njerëz më kanë thënë; Pse? Përgjigja ime së pari është; duke bërë një gjet ë tillë, nderojmë historinë dhe traditën. Një prej faqeve më të mrekullueshme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve, ku Shqipëria qe i vetmi vend me më shumë hebrenj pas lufte. Mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë s’mund të jetë e shkurtër. 30 vite më parë afganët ishim ne, në largim dhe ikje nga ferri ynë duke iu ikur talebanëve tanë. Ishin fondamentalistë stalinist. Na u desh që të kalonim detin dhe të shfaqeshin si alienë në brigjet e Italisë. Nëse nuk do të gjenim strehë dhe ndihmë 30 vite më parë s’do të ishim sot këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE me aspiratën për t’u bërë kandidat të unionit. Iu detyrohemi fëmijëve tanë. Ata nuk duhen rritur në një mjedis ku iu thuhet që të mbyllin dyert dhe t’u kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë. Në këtë jetë ka një kohë kur kërkon dhe kur duhet të japësh!”, pohoi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat