Përmbyset kamioni në autostradën Tiranë-Durrës, policia dhe ambulanca nxjerrin shoferin

Shqipëria

Përmbyset kamioni në autostradën Tiranë-Durrës, policia dhe ambulanca nxjerrin shoferin

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Maminasit, në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se një kamion është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, të cilat kanë nxjerrë shoferin nga mjeti, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Gazetarja Haxhiaj siguron dëshmitë e para të banorëve nga vendngjarja, të cilët thonë se aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në mallrat, që transportonte kamioni. Ndërkohë, aktualisht është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat