Ambasadorja Yuri Kim tregon hapin e radhës në SHBA për listën e zezë

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim tregon hapin e radhës në SHBA për listën e zezë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 07:12
Yuri Kim

E gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha u shpall muaj më parë si person "Non-Grata" nga SHBA-ja. Ky ishte vendimi i marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili bëri publik atë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë e prerë në zbatimin e këtij vendimi duke i kujtuar të PD-së që të shkëputet nga Berisha ka publikuar një tjetër vendim.

DASH ka dërguar në kongresin amerikan raportin me listë e persona të përcaktuar si njerëz të futur në listën e zezë të SHBA-ve, duke iu refuzuar hyrja në SHBA.

"Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me ata të përcaktuar për korrupsion të rëndësishëm", shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Vendimi i DASH u shpall më 19 maj të këtij viti duke shpallur non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, kjo pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që njoftoi muaj më parë  se se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.

Blinken doli me arsyetimin se korrupsioni i Sali Berishës minoi demokracinë shqiptare. Shpallja non-grata nga SHBA, solli edhe përjashtimin e tij nga grupi i PD, vendim i marrë nga kryetari Lulzim Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat