Çifti i të moshuarve që e kanë kthyer shtëpinë në mini kantinë rakie, problem tregu

Shqipëria

Çifti i të moshuarve që e kanë kthyer shtëpinë në mini kantinë rakie, problem tregu

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 23:10
Zybejdeja

Zybejdeja dhe Agimi edhe pse i kanë kaluar të 70 , e prodhojnë vetë rakinë, por në mënyrën tradicionale duke e shtypur rrushin .

Në mungesë të një makinerie që kushton, kjo punë për Zybejdene është e lodhshme. Ndërsa Agimi kujdeset për zjarrin , për gradacionin e rakisë dhe për pastërtinë e tyre.

Banesa e dy të moshuarve duket se është kthyer në një mini kantinë të prodhimit të rakisë dhe verës.

Në fakt mënyra tradicionale e zierjes së rakisë është e përhapur gjerësisht në fshatrat e Shqipërisë.

Edhe në fshatin Panaja që njihet kultivimin e varjeteteve të ndryshme të rrushit. Por në vreshta ende sheh prodhim të pa vjelë, kjo për shkak të mungesës së një tregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat