PD s'ka propozim për vettingun, Rushaj flet dhe për 'Becchettin': Shqiptarët duhet ta dinë pse do paguajnë 120 mln euro

Shqipëria

PD s'ka propozim për vettingun, Rushaj flet dhe për 'Becchettin': Shqiptarët duhet ta dinë pse do paguajnë 120 mln euro

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:11
Alfred Rushaj

Përkundër ftesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Basha që ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut të bëhen sa më shpejt, kreu i grupit parlamentar demokrat Alfred Rushaj thotë se në selinë blu nu ka mbërritur ende asnjë propozim konkret.

Rushaj: Nuk kemi marrë deri tani propozim nga askush për vettingun. Është një çështje që nuk është diskutuar me asnjë partner dhe me asnjë forum deri tani. Ne do të kemi një qëndrimn atëherë kur të kemi propozim konkret, padyshim do të jetë pjesë e një strategjie më të madhe. Me rëndësi për ne është që mbi të gjjtha të vihen interesat e shqiptarëve dhe jo nevojat që ka PS apo Edi Rama.

Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga askush deri tani. Jemi të gatshëm të diskutojmë për çështje shumë më të rëndësishme si ndryshimi i kodit zgjedhor dhe ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve por jo për çështje që i takojnë Ramës. Strategjitë sesi do të negociojmë do të paraqiten në momentin konkret kur të kemi diçka konkrete.

Deklaratën e bëri pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Rushaj deklaroi se palët nuk kanë gjetur ende dakordësi për ngritjen e  komisionit "Becchetti".

Rushaj: Ka një dakordësi për objektin e hetimit për komisionin hetimor për zgjedhjet sipas propozimit që ne bëmë. Nuk ka dakordësi për inceneratorët. Duket që pala tjetër është duke shqyrtuar propozimet tona dhe do të vijë përpara seancës, sot dhe nesër, për të shkuar për një objekt të dakordësuar dhe ndërkohë duket se ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor "Becchetti".

Justifikimi për këtë është një letër që paska sjellë Avokati i Shtetit dhe socialistët thonë se ngritja e komisionit hetimor "Becchetti" që do të hetonte se pse shqiptarët do të paguajnë thuajse 120 mln euro është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt mosngritja e këtij komisioni është kundër interesit të Edi Ramës.

Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me ineresin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij. Kjo në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe vendimeve të qarta të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë krijuar jurisprudencë të qartë për çdo aspekt të këtij komisioni. Natyrisht ne nuk do ta pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarëdo që ne kemi në dorë, çfarëdo që ne kemi mundësi që ky komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë se pse do të paguajnë 120 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat