Në Shqipëri shtohen alergjitë nga ushqimet, ja çfarë thotë alergologu i njohur

Shqipëria

Në Shqipëri shtohen alergjitë nga ushqimet, ja çfarë thotë alergologu i njohur

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Nëse doni që fëmija juaj të mos vuajë nga alergjitë e ushqimeve ai duhet të ushqehet me qumësht gjiri. Alergologët këshillojnë nën at e reja që mos i ushqejnë fëmijët me qumësht formule.

"Vdekshmëria dhe fatalitetet nga alergjia ushqimore fatkeqësisht janë  rritur shumë dhe është e pafalshme që një fëmijë në atë moshë të ikë për shkak të pakujdesisë së personelit mjekësor apo mungesës së një plani menaxhimi afatgjatë. Si alergolog po theksoj një gjë që nuk ka më të mirë se ushqyerja me gji që fëmija të jetë sa më pak alergjik që të jetë e mundshme."

Të paktën nga rastet e fundit të shtuara që paraqiten në urgjencën e Tiranës ka rezultuar së fëmijët kryesisht janë alergjikë nga konsumimi i qumështit dhe vezës, ndërsa te moshat pak më të rritura frutat e thata të cilat mund të shkaktojnë edhe fatalitete.

"Te fëmijët e vegjël është qumështi dhe veza, te fëmijët relativisht më të rritur janë qumështi, veza, soja, mielli, janë frutat e thata, kikirikët, bajamet të cilët  janë shkaktarë shumë potencialë. Te të rriturit ushqime që konsiderohen më problematike janë qumështi, veza, mielli, produktet e detit, peshku, soja, frutat e thata."

Te këta persona problemet me traktin tretës, lëkurën por edhe me rrugët respiratore janë  shenjat  më të sheshta.

Për të pasur nën kontroll shëndetin e fëmijës duhet të bëhen testet alergjike,  e nëse rezultojnë të tillë duhet të mbahet gjithmonë me vete një adrenalinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat