Vetingu gjatë 2022/ 315 gjyqtarë e prokurorë ende pa shqyrtuar. Në polici nuk ka surpriza

Shqipëria

Vetingu gjatë 2022/ 315 gjyqtarë e prokurorë ende pa shqyrtuar. Në polici nuk ka surpriza

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:05
Vettingu

Fjala më e përdorur gjatë 2021 mes forcave të policisë dhe njerëzve të drejtësisë është vetingu. Rezultatet dhe vëmendja në të dy fushat e zbatimit të ligjit kanë qenë shumë të ndryshme. Megjithëse me probleme dhe jo me shpejtësinë e diktuar nga Kushtetuta, Vetingu në drejtësi nën mentorimin e ndërkombëtarëve nga shkurti 2018 deri në fund të dhjetorit ju kërkoi llogari për pasuritë dhe figurën 487 gjyqtarëve dhe prokurorëve .

Ky veting pritet të kontrollojë në vijim pasuritë e 315 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë mbetur në këtë listë. Ata do te ballafaqohen njëherazi me seanca publike, dhe gjatë 3 viteve mbërthyen me ethe çdo njeri të drejtësisë dhe ndryshuan strukturën e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjykatat e zakonshme.

E kundërta ndodhi me vetingun në polici që duket se ishte aq formal, saqë u ndërpre pa nisur ende mirë dhe pa sjellë ndonjë ndryshim thelbësor në radhët e policisë dhe në kupolën e saj.

Vetingu në polici mund të thuhet se ishte dështim jo vetëm sepse u pezullua si proces, por se nga ndërhyrjet në ligj marsin e 2021 komisionit ju caktua për tu kontrolluar një listë prioritare prej 42 punonjësish të SHCBA ende nën filtrat e kontrolleve të trefishta. Të dhënat e vëna në dispozicion TCH nga Komisioni i Vettingut në polici tregojnë se në total u hetuan administrativisht 52 zyrtare policie, prej të cilëve vetëm 4 u përjashtuan.

Megjithatë angazhimi i shumë burimeve njerëzore dhe financiare në veting, nuk solli atë që pritej në radhët e policisë së shtetit, po aq e kritikuar për zyrtarë policie me pasuri të pajustifikuara dhe për të tjerë me lidhje të dyshimta. Domosdoshmërinë e një kontrolli të shpejtë e vulosi së fundmi drejtori i përgjithshëm Gledis Nano që kërkoi testimin antidrogë në masë të gjerë të efektivëve.

Për vetingun në polici 2022 nuk ka supriza. Ndërsa në drejtësi ky vit do të jetë përcaktues duke qenë se mandati i KPK përfundon në qershor dhe palët politike nuk kanë rënë ende dakord nëse vetingun do ta bëjë apo jo e njëjta trupë. Pa llogaritur dhjetëra të dorëhequr ky organ deri më tani ka nxjerrë jashtë drejtësisë 181 gjyqtarë e prokurorë. Sidoqë të shkojë situata politike, vetingu në drejtësi nuk ndërpritet për asnjë moment.

Sipas Kushtetutës, KLP dhe KLGJ janë dy qeveritë e detyruara nga ligji që do të kontrollojnë vazhdimisht drejtësinë, megjithëse të dyja organet kanë nisur të ankohen pa e marrë ende stafetën, me këmbënguljen se vetingu zbrazi drejtësinë, krijoi 305 vakanca që mbushen në 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat