Arjan Çani zbulon se kush është ministri që së shpejti do merret i pandehur

Shqipëria

Arjan Çani zbulon se kush është ministri që së shpejti do merret i pandehur

Më: 14 prill 2022 Në ora: 23:26
Arjan Çani

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Arjan Çani tha se dosjes së inceneratorëve do t’i shtohet edhe një i pandehur tjetër nga radhët e qeverisë. 

Çani nuk dha emër, por vetëm inicialin A, duke lënë të kuptohet se është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit.

“Shumë shpejt pritet një tjetër çështje penale. Do të merret një i pandehur nga qeveria për inceneratorët. I fillon emri me A.

Nëse kjo ndodh, se mos më thoni që Edi Rama nuk dinte gjë. Kujdes po të mbajti afër Edi Rama se në fund e ke ngrënë sa krahu!”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat