I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

Shqipëria

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Policia e Dibrës ja vënë në pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjorica” u bë arrestimi i B.O, 47 vjeç banues në banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat